You are here

Fushata parandaluese e verës "VOZIT ME PËRGJEGJËSI! VOZIT I ÇLODHUR!”

Në periudhën e verës, gjatë pushimeve vjetore, në kushtet e frekuencës së shtuar të komunikacionit, temperaturave të larta dhe atmosferës së relaksuar, rritet edhe rreziku i shkaktimit të aksidenteve në komunikacion. Konkretisht, të dhënat statistikore tregojnë se në periudhën e verës, përkatësisht në muajt e verës, ka rritje pothuajse të dyfishtë të numrit të personave të vdekur dhe personave të lënduar në aksidente komunikacioni, krahasuar me muajt e tjerë të vitit.

Kushtet e tilla e nxisin nevojën për të ndërmarrë aksion të gjerë dhe gjithëpërfshirës për të përmirësuar sigurinë në komunikacionin rrugor.

Në këtë periudhë të vitit dhe në përputhje me të, KRSKRR-ja dhe MPB-ja e realizojnë të ashtuquajturën "Fushata Verore 2021".

Fushata verore 2021 realizohet me moton "Vozit i çlodhur". Qëllimi i fushatës verore është të përmirësojë sigurinë në komunikacionin rrugor duke edukuar dhe ndërgjegjësuar shoferët për ndikimin e temperaturave të larta të verës dhe lodhjes në aftësinë për të vozitur mjetin motorik.

Vozitja në kushtet e verës sjell shumë sfida. Është obligim i shoferëve të jenë maksimalisht të përgatitur, të jenë të çlodhur dhe të përqendruar për udhëtimin, të përshtaten me kushtet e rrugës dhe të kontrollojnë korrektësinë teknike të automjetit. Për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e të dashurve tuaj, jini përgjegjës në komunikacion.

Në përputhje me të, KRSKRR-ja u bën thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përqendruar kur marrin pjesë në komunikacion, të mos e nënvlerësojnë lodhjen, të udhëtojnë të çlodhur dhe pasi të kenë bërë gjumë të mjaftueshëm dhe të bëjnë pauzë prej të paktën 15 minutash çdo dy orë vozitje. Aksidentet në komunikacion që janë pasojë e lodhjes, shpesh janë fatale.

Prandaj ne nga KRSKRR-ja bëjmë thirrje: Mos e nënvlerësoni fundin e verës, temperaturat janë akoma të larta dhe frekuenca e komunikacionit është rritur.  "Bëhu përgjegjës", - "Vozit i çlodhur",

Grupet e synuara

  • Automjete
  • Çiklistë
  • Fëmijët në komunikacion
  • Këmbësorë
  • Motoçiklistë
  • Të rinjtë

Propozimet dhe komentet Tuaja

Përmes këtij formulari mund të paraqisni ideja, propozime dhe projekte të dobishme nga të gjitha fushat e sigurisë në komunikacion

Компании кои се грижат за безбедноста во сообраќајот